Surpriza në javën e 4-të të Kategorisë së Parë në Basketboll për femra, ku skuadra e Vllaznisë ka fituar 76-62 ndaj Flamurtarit kampion në Shkodër, një rezultat i papritur dhe befasues.

Kjo është humbja e dytë e skuadrës vlonjate në kampionat, që zbret në vendin e katërt, duke u parakaluar në renditje edhe nga Vllaznia.

Takimi është dominuar nga basketbollistet vendase, që patën epërsi në shumicën e kohës dhe përfituan nga një Flamurtar i përgjumur dhe pa forcë, që duket se e kishte nënvlerësuar ndeshjen.

Vajzat kuqeblu te drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj e kane çusr deri ne 20 pike diferencen me vlonjatet dhe kete avantazh e kane ruajtur deri ne fund duke siguruar kesisoj nje fitore me shume vlere.

Vllaznia pas javes se katert te kampionatit ndodhet ne vendin e trete ne renditje, nje pozicion ky komod kur ke parasysh se ka nje ekip me vajza te reja ne perberje.