Kryhet me sukses transferimi i Alexey Miranchuk te Atalanta.

Lajmi u konfirmua nga Lokomotiva e Moskës përmes një deklarate zyrtare.

“Është arritur një marrëveshje në parim me Atalantën për transferimin e Alexey Miranchuk në klubin italian”.

Më poshtë, fjalët e lojtarit, në faqen zyrtare të klubit rus, me të cilat Miranchuk përshëndet ish-ekipin e tij: “Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Lokomotivës. Këtu, së bashku me ju, jam bërë një futbollist profesionist si dhe jam rritur si njeri. Së bashku kemi fituar gjithçka. Nuk po them lamtumirë! Do të takohemi përsëri”.