Një surprizë të këndshme do na dhurojë ditën e premte ekipi i futbollit të femrave të Shkodrës, pikërisht “The Door”. Ai do të zhvillojë një ndeshje miqësore me një ekip të kampionatit italian të futbollit të femrave, pikërisht me Breshian. Lajmi konfirmohet nga trajneri i kësaj skuadre Arben Parmeza i cili ka theksuar se zhvillimi i një miqësoreje të tillë, është një luks për këtë skuadër.
“The Door” në këtë mënyrë, pas pjesmarjes së përçdovitshme në turneun e Norvegjisë, tashmë nis të bëjë realitet edhe miqësore të tilla. Nëse do ishte për futbollin e meshkujve, një miqësore me Breshian do kishte bërë shumë bujë, jo vetëm në Shkodër por edhe më gjerë. Është futboll femrash dhe nuk e ka atë rëndësi megjithatë arritja e kësaj miqësoreje është sukses dhe për këtë duhet përgëzuar padyshim presidenti i këtij ekipi Kastriot Faci. “The Door” do niset ditën e enjte nga Shkodra drejt Italisë dhe një ditë më pas, pikërisht më 30 shtator do luajë në Breshia miqësoren me skuadrën vendase që merr pjesë në ligën e parë të futbollit Italian të kësaj kategorie.