Surprize ne pjesen e pare ne Shkoder. Flamurtari e ka mbyllur ate ne avantazh me rezultatin 2-1, nje rezultat qe padyshim ka zhgenjyer shkodranet qe e kishin menduar ndryshe ate.
Ndeshja ka nisur me gol per Vllaznine teksa Zogaj shenon brenda minutes se pare. Nje top i ardhur nga e djathta, gjen sulmuesin kuqeblu qe godet sakte dhe e dergon ate ne rrjete.
Nje fillim i tille duket se do te dhuroje goleade per vendasit por nuk rezulton keshtu. Pa kaluar gjashte minuta, Nebihu godet sakte me koke dhe barazon shifrat per vlonjatet.
Por Flamurtari nuk mjaftohet me kaq. Ne minuten e 17-te perseritet e njejta skene, por kete here me nje kros nga e djathta dhe Ribaj godet sakte me koke duke shenuar edhe golin e dyte.
Me kalimin e minutave, Vllaznia mundohet te reagoje dhe krijon disa perpjekje per te gjetur golin e barazimit, por nuk ia del dot pasi lojtaret e saj nxitohen para portes se Moçkes.
VLLAZNIA- FLAMURTARI 1-2
Golat: Zogaj 1’/ Nebihu ‘7, Ribaj ’17
VLLAZNIA: Sherri, Gurishta, Shehi, Adili, Marku, Krymi, Lekaj, Kruja, Shtubina, Sidorenco, Zogaj. Tr: M. Jonuz
FLAMURTARI: Moçka, Gocaj (Balilaj 23’), Nebihu, Qarri, Diamanti, Vrapi, Kreshpa, Haruni, Hoxhaj, Rripaj, Ribaj. TR: L. Birçe
Arbitre: Emanuela Rrusta (Elbasan)
Kartona te verdhe: Kruja, Shtubina/ Rrapaj