Të shtunën, Chelsea do të luajë kundër Bayern Munchen, ndeshje e vlefshme për Champions League.
Për këtë takim, trajneri Frank Lampard ka zgjedhur të ketë në organikën e tij edhe sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja.
Edhe pse “Blutë e Londrës” janë përballë një sfide mjaft të vështirë pasi janë mundur me rezultatin 3-0 në takimin e parë, anglezi i beson cilësive të sulmuesit kuqezi.
Shanset janë të pakta për të qenë në 18-she, mirëpo kjo është diçka pozitive për shtatlartin shqiptar që ka mundësi të grumbullohet për ndeshje të niveli të tillë./newsport/