Victor da Silva rikthehet në Superiore. Braziliani do të vazhdojë karrierën te skuadra e Bylisit dhe mjaft surprizues është transferimi i tij.Siç dihet 30-vjeçari në Superiore ka mbajtur veshur fanellën e Partizani e Vllaznisë, por tashmë do të nisë një aventurë të re në Ballsh. Lojtari është prezantuar te Bylisi dhe ka nsiur menjëherë përgatitjet me skuadrën.
“NJOFTIM!
FK BYLIS zyrtarizon dhe prezanton brazilianin Viktor Da Silva. Mesfushori me tipare sulmuese nuk është një emër i panjohur, pasi më parë ka luajtur me klubet e Vllaznisë dhe Partizanit në Superioren tonë, duke lënë gjurmë dhe spikatur me performancën dhe golat e tij.
Braziliani Da Silva është vënë nën urdhërat e stafit tenik dhe pritet që të jetë një forcë më shumë në organikën e skuadrës sonë dhe do të jetë gati që në sfidën e sotme ndaj Egnatias”, ka shkruar klubi.
Vlen të theksohet se braziliani gjatë kësaj merkatoje ishte shumë afër kalimit në Shkodër, por palët nuk ia dolën dot të gjenin gjuhën e përbashkët. Transferimi i tij në Ballsh do të sjellë më shumë eksperiencë te skuadra e Nevil Dedes. Kujtojmë se ballshiotët aktualisht ndodhen në vendin e 7-të me vetëm 23 pikë pas 23 ndeshjesh.