Gatë intervistës së dhënë për edicionin e sotëm të “La Repubblica” , ish-trajneri i Romës, Lacios dhe Sampdorias, Sven Goran Erikson është fokusuar te Kampionatin Evropian.

Trajneri suedez shprehu komentet e tij për favoritin e mundshëm për trofeun, duke u ndalur te Anglia, të cilën e ka trajnuar nga viti 2001 deri në vitin 2006:

“Është e preferuara ime bashkë me Francën, të cilën e shoh shumë të fortë. Më pëlqejnë edhe Spanja dhe Gjermania që ka përparësinë e të luajturit në shtëpi dhe unë shpresoj se ata do të bëjnë një rrugë të gjatë, por sinqerisht nuk mendoj se ata mund të fitojnë.”