Sylvinho prej ditësh po punon shumë për të përgatitur ekipin për sfidën me Çekinë, përballje kjo që do të luhet në “Air Albania” ditën e shtunë në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm që në lojë është kreu i grupit B1 në Nations League.

Një kundërshtar jo shumë i këndshëm për kuqezinjtë, pasi siç dihet çekët janë fizik dhe shumë taktik. Por Sylvinho dhe stafi i tij po marrin të githa masat, ndërsa në mendja kanë bërë gati formacionin “anti-Çeki”.

Kështu në portë nuk do të lëviz Thomas Strakosha, ndërsa dyshja e mbrojtjes do të Ismajli – Ajeti, ndërsa ky repart plotësohet nga Balliu dhe Mitaj. Në mesfush si gjithmonë do të vendoset Ramadani dhe Asllani, ndërsa pak më i avancuar do të jetë Laçi, i cili do të mbështetet nga Bajrami dhe Asani nga krahët. Në majën e sulmit për të dytën sfidë rresht do të jetë përgjegjësi e Indrit Tucit.


Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Balliu, Ismajli, Ajeti, Ramadani, Asllani, Bajrami, Laçi, Asani, Tuci.