Kombëtarja shqiptare nis sot grumbullimin për dy sfidat e Nations League. Kuqezinjtë më 7 shtator do të sfidojnë Ukrainën në transfertë, ndërsa më 10 shtator do të presin Gjeorgjinë në “Air Albania”.

Për këto dy sfida Sylvinho ka bërë prej ditësh publike listën me futbollistët e grumbulluar. Pikërisht për këtë ka folur në konferencen e sotme. Një listë plot risi dhe supriza, të cilat i ka shpjeguar në detaje timonieri i Kombëtares.

“Lista? Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë Federatën, edhe shumë prej jush që më keni dërguar mesazhe në një moment të vështirë. Faleminderit, të gjtihëve, edhe lojtarëve, për mbështetjen për një moment që nuk është i thjeshtë, por kështu është jeta.

Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund dhe edhe dje ishim në kontakt me Evertonin, stafin, të gjithë ata. Ai kishte një problem me tendinin e Akilit, ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë, kemi bërë ftesën për Uzunin, që nesër mund të jetë me ne.

Kur flasim për listën e madhe mua më duhet të zgjedh, Muçi është i rëndësishëm, e kemi pasur edhe në Europian. Kemi punuar me stafin dhe zgjedhjen e Asanit, kemi opsionin tjetër kemi Muçollin që është i dëmtuar dhe nuk mund të zgjedh më shume se 24 lojtarë, Muçi është i rëndësishëm dhe do të jetë në vazhdim me ne

Lënia jashtë e Berishës, mos do të thotë se aventura e tij me Kombëtaren ka mbaruar? Jo absolutisht. Berisha për momentin është pa një skuadër dhe nuk është në formën e tij më të mirë për të luajtur. Kjo është arsyeja e lënies jashtë të tij.

Keni menduar të kontaktoni edhe Brajan Grudën? Një pjesë e rëndësishme në Kombëtare është të mbledhim talente. Nuk është një punë sekrete. Gruda ka dy nacionalitet dhe ai mund të pëfaqësojë kë të dojë. Nuk mund të them ekzaktësisht se çfarë po bëjmë, por po bëjmë një punë të madhe. Shpresoj që t’ia vlejë në fund.

Nations League një mundësi për të freskuar skuadrën? Nations League është një kompeticion i rëndësishën dhe do të na japë një dorë për Botëërorin. Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia janë të forta dhe kjo do të tregojë se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Zeka dhe Spahiu janë ftuar për herë të parë, pasi Sherri, Simone dhe Hadroj kanë qenëe edhe më parë pjesë e Kombëtares. Nuk do të bëjmë eksperiemente. Ne futemi në fushë me shpirt dhe me zemër”, ka theksuar fillimisht Sylvinho.