Simon Simoni ishte një nga 27 lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për Euro 2024. Gardiani i potës mbeti jashtë listës finale të lojtarëve, por braziliani e mori sërish me vete në Gjermani, duke i dhënë mundësinë të përjetonte emocionet e këtij turne.

Pikërisht Simoni ka reaguar për herë të parë për këtë aventurë të tij. Gardiani i portës thekson se ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, ndërsa falenderon të gjithë stafin dhe Kombëtaren që e pritën mirë në ekip.

“Eksperiencë e jashtëzakonshme

Grumbullimi në këtë Europian ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua. Dua të falenderoj nga zemra stafin teknik, tre kolegët magjik nga të cilët mësova shumë dhe të gjithë grupin që më priti shumë mirë.

Faleminderit të gjithë tifozave që i kthyen ndeshjet në Gjermani në ndeshje shtëpie.????????????????”, ka shkruar gardiani kuqezi.