Ditën e djeshme Sylvinho publikoi listën e Kombëtares për dy sfidat me Çekinë 11 tetor dhe 3 ditë më vonë me Gjeorgjinë. 24 lojtarë morën ftesën e brazilianit, i cili në ndryshim nga lista e muajit të ka kaluar ka bërë disa ndryshime.

Për herë të parë Adrion Pajaziti do të ketë mundësinë të veshë fanellën e Kombëtares Aa, ndërsa në ekip janë rikthyer Elham Kastrati, Arlind Ajeti, Amir Abrashi dhe Mirlind Daku. Por përveç rikthimeve, mun gesa të rëndësishme janë Armando Broja, Medon Berisha dhe Rey Manaj, të cilët janë të dëmtuar.

Gjithsesi Sylvinho me shumë gjasa e ka të qartë në kokën e tij formacionin me të cilin do të luajë në dy transfertat në Nations League. Braziliani është një trajner që ka boshtin e skuadrës dhe iu beson 13 apo 14 lojtarëve, tek të cilët më pas mbështete gjithmonë.

Kështu në portë nuk priten ndryshime dhe Strakosha do të jetë titullarë. Para tij nëse Gjimshiti është në gjendje të mirë do të vendoset në qendër të mbrojtjes së bashku me Ismajlin. Por nëse kapiteni nuk ia del atëherë vendin e tij do ta marri Kumbulla ose Ajeti. Nga krahët e mbrojtjes si gjithmonë do të vendosen Hysaj dhe Mitaj.

3-shja e mesfushës do të jetë e palëvizur me Ramadanin-Laçin dhe Asllanin, ndërsa para tyre do të rreshtohen Asani dhe Bajrami, teksa sulmi do të jetë përgjegjësi e Mirlind Dakut.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (Kumbulla ose Ajeti), Ismajli, Mitaj, Ramadani, Laçi, Asllani, Asani, Bajrami, Daku. Trajner: Sylvinho.