Momenti i shumëpritur ka ardhur. Kombëtarja do të sfidojë Çekinë mbrëmjen e sotme, takim që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë fitoren për t’i rimarrë çekëve vendin e parë në grup.
Sylvinho ka zhvilluar stërvitje intensive prej ditësh dhe ka bërë gati “kurthin” anti- Çekia. Mungesat janë të shumta, por braziliani ka në mendje 11-shen e tij që do të zbresë në fushën e “Air Alkbanias”.
Kështu në portë do të jetë si përherë Thomas Strakosha, në qendër të mbrojtjes do të vendosen Ajeti dhe Ismajli, ndërsa nga krahët Balliu dhe Mitaj.
Në mesin e fushës do të vendosen Ramadani – Asllani dhe pak më i avancuar do të jetë Laçi. Ndërkohë nga krahët do të pozicionohen Bajrami dhe Asani, teksa sulmi do t’i besohet Tucit.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci. Trajner: Sylvinho