Vllaznia nuk ka bërë pushim pas ndeshjes së humbur me Tiranën. Shkodranët në javët e fundit nuk kanë dal mirë me pikët, ndaj edhe trajneri Mirsad Jonuz e ka dënuar ekipin!

“Gjoba” e teknikut është se skuadra nuk ka pushuar, ndonëse ka pasur ndeshje afër njëra-tjetrës, madje delikate, si transferta në Ballsh, ashtu edhe sfida e shtëpisë me Tiranën. Një pikë në dy takime, shumë pak për Europën që e duan shkodranët.

Ndaj edhe në Shkodër, skuadra mendon për ndeshjen e mesjavës, me Flamurtarin për Kupën e Shqipërisë, si dhe për takimin e fundjavës me Teutën në Durrës.

Realisht dy transferta delikate, por në Shkodër duan kualifikimin në Kupën e Shqipërisë si dhe pikë në Durrës, në ndeshjen e kampionatit. Të vështira, por jo të pamundura./vipsport/