Në planet e Vllaznisë nuk janë vetëm lojtarë të huaj, por edhe nga kampionati shqiptar. Gazeta mëson se kuqeblutë ende nuk kanë hequr dorë nga Blerim Kotobelli. Ata po vijojnë bisedimet me mbrojtësin e linjës së majtë të Flamurtarit.
Drejtuesit po bëjnë çmos që deri në nisjen e fazës përgatitore, e cila do të zhvillohet në Ohër, skuadra të jetë e kompletuar në masën 90%. Tani po mendohet fuqizimin e skuadrës në repartet e mesit të fushës e të sulmit.
Nëse vjen edhe Kotobelli, mbrojtja do të quhet një sektor i mbyllur për sa u përket afrimeve. Në këtë repart janë afruar dy lojtarë nga Maqedonia e Veriut, ka ardhur Dajan Shehi dhe është rikonfirmuar Renato Malota.
Për mesin e fushës ka ardhur vetëm Herald Marku, ndërsa në sulm Vllaznia ende nuk ka bërë ende asnjë afrim. Drejtuesit e klubit kane bere te ditur se ne ditet e ardhshme do te kete te tjera afrime nga merkatoja dhe tashme duhet te presim per te pare se cilet lojtare do te bashkohen me kuqeblute.