Ditën e nesërme në orën 18:00 në “Loro Boriçi” Vllaznia do të presë Egnatian për të zhvilluar mes tyre gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.
Shkodranët do të synojnë që të fitojnë në shtëpi për ta pasur më të thjeshtë sfidën e kthimit, ndërsa misioni i tyre është të mbrojnë kurorën, pasi janë ata fituesit e Kupës në sezonin e kaluar.
Për këtë duel mjaft të rëndësishëm skuadra kuqeblu ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa ka njoftuar tifozët për biletat dhe çmimet e tyre.
NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se, nga dita e sotme, ka nisur shitja e biletave për ndeshjen VLLAZNIA – EGNATIA, e vlefshme për turin e 1/2 të Kupës së Shqipërisë!
Ndeshja do të luhet, ditën e mërkure, dt. 26 prill 2023, ora 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.
Ditët, oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:
– Biletaria e Stadiumit:
• E martë – mërkure, dt. 25 – 26 prill 2023
Ora 10.00 – 18.00
– Tek dyqani UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”
• E martë – mërkure, dt. 25 – 26 prill 2023
Ora 10.00 – 18.00
– ONLINE
Duke filluar nga dita e martë, dt, 25 prill 2023, në linkun:
https://tickets.paysera.com/…/eve…/vllaznia-egnatia-5370
Faleminderit! Eja edhe Ti! Forca Vllaznia!