Vllaznia do të luajë në shtëpi ndeshjet e fundit të fazës së 3-të. Shkodranët do të presin Elbasanin ditën e premte në orën 17:30.

Kuqeblutë kanë vazhduar intensivisht përgatitjet për këtë duel. Thomas Brdric ka zbritur ekipin në fushë dhe po përgatitin gjithçka në detaje.

Shkodranët kanë “ndezur motorët” për këtë përballje, ku synojnë rikthimin te fitorja në kampionat. Drejtuesit kanë nxjerrë në shitje edhe biletat e kësaj sfide. Gjithashtu kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre.

Aktualisht mbajnë vendin e 2-të me 44 pikë pas 25 javësh dhe janë 4 pikë larg Egnatias kryesuese.

https://www.facebook.com/share/p/18J9ZEXRp3