Nga katër boksierët shqiptarë që diskutuan finalet e sotme të turneut ndërkombëtar të Sarajevës, vetëm njëri prej tyre ka arritur të triumfojë dhe të marrë medaljen e artë. Ai është Syrjan Marinaj. Shtatëlarti i ringut, ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe në fund ka arritur të fitojë finalen ndaj kundërshtarit të tij malazez. Në këtë mënyrë, boksieri i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare, është shpallur fitues i peshës 81 kg. Me shumë interes është ndjekur edhe ndeshja finale e peshës 75 kg në mes Arjon Kajoshit dhe një boksieri slloven.

Një duel i fortë dhe që në fund ka nxjerrë fitues sllovenin megjithatë kjo ndeshje është konsideruar më luftarakja e turneut nga gjyqtaria. Edhe dy boksierët e tjerë të Vllaznisë, Marjan Vashja dhe Emanuel Kaçaj, nuk kanë arritur dot të fitojnë ndaj kundërshtarëve të tyre në finale duke u mjaftuar kësisoj me vendet e dyta. Në këtë mënyrë është mbyllur këtu ky turne i zhvilluar në Bosnjë dhe që njihet nga AIBA, me një medalje ari dhe tre argjendi për boksierët shkodranë që kanë përfaqësuar Shqipërinë në këtë aktivitet.
© shkodrasport.com