Taekondistet e Vllaznise diten e djeshme kane marre pjese ne nje tjeter aktivitet. Kete here ne turneun nderkombetar “Podgorica Open 2019”, zhvilluar ne kryeqytetin e Malit te Zi.
Ne te kane marre pjese rreth 300 sportiste nga 6 vendet e Rajonit dhe mes tyre edhe ata te Vllaznise qe u paraqit me 6 sportiste dhe me 1 arbiter, Vlerar Bekteshin.
Rezultatet e arritura prej tyre janë si më poshtë:
2 vende te para
6 vende te 2-ta
2 vende te 3-ta
1. Kismete Sykaj -49 kg, vend i pare dhe gjithashtu sportistja më e mirë e aktivitetit në kategorine e të rriturve.
2. Sidgen Galica -80 kg vend i pare
3. Najada Brahimi -27 kg, vend i dyte
4. Amir Kraja -53 kg, vend i dyte
5. Ylber Luli -68 kg, vend i dyte
6. Kejsi Frroku +68 kg, vend i dyte
7. Elsajet Rraboshta +78 kg, vend i dyte
8. Suela Trushi -73 kg, vend i dyte
9. Irsa Osmanagiq -51 kg, vend i 3-të
10.Nikolin Perzefi -63 kg, vend i 3-të.
Reimon Zekaj dhe Daniel Reçi nuk arritën të hynin në zonën e medaljes për shkak të konkurencës shum të madhe.
Trajneri Elion Puka duket i kënaqur me rezultatet e arritura por sipas tij, duhet shume punë për të arritur objektivat e rradhës.