Taekondistet e Vllaznise kane zene vendin e trete në turneun ndërkombëtar “5 Cadet & Children Select” qe u zhvillua se fundi ne Tirane dhe ku morën pjesë 5 shtete me 35 ekipe dhe 470 sportistë. Organizatore te ketij turne ishin Xhevahir Hysa dhe klubi Studenti, me mbeshtetjen edhe te Federates dhe te Komitetit Olimpik.

Ekipi i Vllaznise ka marre pjese ne kete aktivitet me 55 sportiste. Figuren me te mire nder to e kane bere Edrit Coka -49 kg qe zuri vendin e pare ne kategorine kadete, ashtu si dhe Menida Meta ne peshen -41 kg qe po ashtu zuri vendin e pare.

Ndersa Ajris Sula ka zene vendin e pare ne peshen -30 kg ne kategorine Kadete te rinj ndersa Xhesina Lekaj ka zene po ashtu vendin e pare ne peshen -36 kg, ne po kete kategori.

Sakaq te shumta kane qene vendet e dyta dhe te treta nga sportistet e ekipit te Vllaznise, te cilet ne kete menyre grumbulluan piket e duhura qe ai te renditej ne vendin e trete ne perfundim te aktivitetit dhe te ngjitej ne podium./SHKODRASPORT.COM/