Gazetari Glendi Tafaj, i ftuar në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për Kupën e Botës deri tani.Tafaj u shpreh se Brazili është një nga pretendentët kryesorë, për lojtarët që ka, por edhe për trajnerin.
Si tifoz i Italisë, Tafaj tha se italianët mbetën jashtë Botërorit, për shkak të një braziliani, duke iu referuar penalltive të humbura nga Jorginho në eliminatore.
Botërori është një eveniment unikal. Ka ritëm tjetër, ka fluks tjetër. Italianët janë jashtë Botërorit, për shkak të një braziliani, si Jorginho, që humbi penalltitë.
Brazili dihet që është një nga pretendentët, duke parë skuadrën që kanë. Brazili është pretendent kryesor dhe kanë një trajner shumë të mirë, si Tite. Nuk flet shumë, por bën një analizë shumë të mirë.
Messi edhe jashtë fushe ka ndryshuar. Nuk mund të jetë në karakter si Maradona, sepse ky i fundit është rritur ndryshe.
Maradona është rritur në ghettot e Argjentinës, ndërsa Messi te Barcelona. Messi luan me katër lojtarë pranë, është e vështirë të bësh shumë për shokët.