Alsid Tafili ka një karrierë të pasur në Superiore, por edhe një eksperiencë jashtë vendit, në Greqi. Tafili ja ka dedikuar karrierën e tij Vllaznisë, por natyrisht ka qenë pjesë edhe e ekipeve të Tërbunit, Laçit e Partizanit, në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore.

Analiza
Tafili analizon edhe Kategorinë e Parë, mënyrën e të luajturit futboll, terrenet, por edhe shanset që ka skuadra e tij që të rikthehet në elitë: “Kundër Vllaznisë të gjitha ekipet mobilizohen dyfish dhe duan që ta mundin.

Të mos harrojmë, ne bëjmë diferencën jemi më të organizuar, që nga kushtet ku luajmë, kualitetet e skuadrës, por edhe mënyra se si luajmë në çdo fushë. Ne mundohemi që të jemi një ekip që të zhvillojmë futboll të bukur, jo vetëm në fushën tonë, por edhe në transferta”.

Rivaliteti
“Gara është e vështirë, madje edhe pjesa e dytë e sezonit duke filluar që nga ndeshja e radhës me një rival si Erzeni që e vlerësojmë. Po fituam këtë fundjavë do na eci mbarë edhe pse çdo ndeshje ka vështirës. Vetëm kur të kemi siguruar ngjitjen, atëherë do të jemi të qetë”.

Skuadra
Këtë sezon, në Shkodër ka shumë futbollist veteranë, por edhe të rinj të talentuar që janë një e ardhme e sigurt e futbollit shkodran. Tafili, lidhur me këtë fakt ka pohuar: “Çdo ekip ka nevojë për lojtarë të rinj dhe trajneri Lika po bën një punë shumë të mirë në ruajtjen e ekuilibrave në skuadër dhe këtë e tregojnë lojërat tona, por edhe rezultate si dhe kryesimi me meritë në Grupin A ku konkurrenca është e madhe. Ne lojtarët më me eksperiencë apo të vjetër duhet që të jemi një shembull për të rinjtë e shumtë dhe të talentuar që ka Vllaznia./vipsport/