Alsid Tafili është një ndër lojtarët më me eksperiencë te Vllaznia, i cili po punon shumë që ta nxjerrë ekipin nga gjendja ku është. I transferuar një vit më parë nga Partizani, Tafili ka ndihmuar ekipin me paraqitjet e tij, duke i dhënë siguri në mesfushë. Në një intervistë të dhënë për Newsport.al, shkodrani ka folur për gjendjen aktuale të Vllaznisë. Por jo vetem per te sepse ka folur edhe per të ardhmen.

Per Partizanin, Skënderbeun dhe në fund jep dhe parashikimin se në çfarë vendi do ta mbyllë Vllaznia kampionatin këtë sezon.

-Një sezon i vështirë për Vllazninë. Si e parashikon mesfushori shkodran pjesën e dytë të këtij edicioni?
-Një sezon i veshtirë duke parë që ekipi ka patur disa probleme në fillim të kampionatit me përgatitjen fizike, më pas me ndryshimin e stafit që rriti ekipin në disa aspekte. Të them të drejtën ekipi ka zhvilluar ndeshje shumë të mira edhe kemi dominuar me shumë kundershtarë, por disa herë fati, disa herë gabime individuale kanë bërë që ne të mos marrim atë që meritojmë.

-A mendon se me afrimin e Gjokës, Vllaznia ka ndryshuar pozitivisht? Sepse lojtarët janë ata që ishin…
-Edhe Cungu ka pasur shumë anë pozitive. Është profesionist dhe punëtor. Po me Gjokën ka ndryshuar ekipi, normalisht për mirë. Është munduar që ana e moralit të jetë më e lartë, por edhe fizikisht e taktikisht ekipi ka punuar shumë për të arritur atë që do trajneri. Them se akoma nuk kemi arritur aty ku duam, pasi ekipi normal që do kohën e vetë. Por këtë vit, ekipi i Vllaznisë do jetë shumë më mirë, sepse do punojmë edhe më shumë. Gjithsesi ekipi i Vllaznisë është një ekip që nuk rrezikon ndoshta për momentin. Por do ngrihemi shumë shpejt në renditje.

– Është viti i tretë që Vllaznia rrezikon rënien. Si një “veteran” i Superligës dhe si një njohës i mirë i shkodranëve, a beson se edhe ky edicion do të jetë i njejtë si i vitit të shkuar?
-Të them të drejtën vjet kemi rrezikuar, por kemi parë që në fund të kampionatit, disa ekipe morën aq shumë pikë në fazën e fundit, që nuk i kishin marrë as në 3 faza bashkë.

Vllaznia ka bërë një kampionat të ndershëm, plus që ekipet me Bashki penalizohen jo sepse Bashkia ka faj, por kërkon një kampionat korrekt, kurse ekipet e tjera nuk kanë qenë aq korrekte. Te paktën për vitin që kaloi. Ky vit, nuk do të jetë si viti i kaluar. Që në janar do shihni ndryshimin e ekipit. Kjo pauza do ndikojë për mirë.

-Beson në merkaton e janarit apo në aftesitë e grupit aktual?
Kemi nevojë për dy pozicione, normalisht rritet edhe konkurrenca por stafi i di më mirë pikat e forta dhe pikat e dobëta të një skuadre. Ekipi ka mjaft lojtarë cilësor.

-Meqë jemi në periudhë merkatoje, Alsidi do vijojë t’i shërbejë Vllaznisë apo mbetet për tu parë?
Kam qenë në kontakt me një ekip të kampionatit shqiptar. I kam dhënë përgjigje negative, edhe pse kam shumë respekt për atë ekip. Po kurrë nuk do e lija ekipin në këto momente, sepse me emrin e Vllaznisë jemi rritur.

-Sa do të ndikojë largimi i Hasanit në këtë periudhe të kampionatit?

-Hasani bëri zgjedhjen e tij, i erdhi një mundesi e mirë. Them që ka në ekipin tonë, lojtarë që do zëvendësojnë, por ndoshta jo me atë eksperiencë.

-Ku e shikon Vllazninë në fund të këtij sezoni?
Them që në mesin e tabelës, vendi i gjashtë nuk duhet diskutuar për ne. Po shohim për më lart. Mbetet për tu parë edhe ecuria e ekipeve të tjera.

-Po kampion te Superligës, cilin ekip parashikoni?
Skënderbeu për momentin po bind më shumë, s’besoj që do ketë supriza.

-Po Partizanin, ish-ekipin tuaj si e shihni?
Kam shumë respekt për ekipin e Partizanin, duke i perfshirë të gjithë. Po ka lënë shumë pikë edhe është shumë veshtirë të dali kampion.

Por mendoj që do arrijë kupat e Europës.

-Po skuadrat më të rrezikuara për rënie?
Nuk do e them sepse kam dëshirë t’i lëm në qetësi, që të përfitojmë ne.ër ekipin e Partizanin, duke i perfshirë të gjithë. Po ka lënë shumë pikë edhe është shumë veshtirë të dali kampion. Por mendoj që do arrijë kupat e Europës.

-Po skuadrat më të rrezikuara për rënie?
Nuk do e them sepse kam dëshirë t’i lëm në qetësi, që të përfitojmë ne.