Të premten siç është bërë e ditur, Federata Shqiptare e Basketbollit do të zhvillojë një mbledhje online me drejtuesit e të gjithë ekipeve pjesmarrëse të Superligës.
Ndonëse nga Vllaznia ka një kërkesë për ndërprerjen përfundimtare të kampionatit, duket se krerët e Federatës po bëjnë të gjitha përpjekjet për ta çuar sezonin deri në fund.
I këtij mendimi është edhe anëtari i kryesisë së kësaj Federate Ilir Taflaj që përmes një lidhje me emisionin “Sport
Arena” në TV Rozafa është shprehur:
“Unë personalisht e kam shprehur me shumë vendosmëri se do të ishte mirë që kampionati të vazhdonte. Do të ishte mirë
sepse në fund të fundit është investimi, djersa dhe mund, jo vetëm i presidentëve,por edhe i trajnerëve dhe lojtarëve,të cilët kanë ardhur deri në këtë pikë. Tashmë në opinionin tim dhe në kulturën time sportive, medoj që do të ishtë qershia mbi tortë do të ishte që të konkludohej që kampionati të kishte një fitues.
E para e punës është që Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të japin ok-in për fillimin e stërvitjes dhe më pas, ne
jemi të gatshëm që ta çojmë kampionatin deri në fund. Vërtetë disa prej ekipeve kanë probleme me të huajt, por edhe ai mund të vijë duke u zgjidhur sapo të fillojë hapja e kufinjve.
Federata kuptohet që nuk mundet të marrë një vendim të njëanshëm. Ajo do të marrë mendimet e të gjithë anëtarëve të
saj, me presidentët, trajnerët, shoqatën e gjyqtarëve e faktorët e tjerë. Nëse presidenti i Vllaznisë Xhaferi ka kërkuar që më mirë kampionati të ndërpritet, duhet dëgjuar padiskutim edhe zëri i tij.
Vërtetë në disa kampionate të Rajonit janë ndërprerë si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia, por ne dëshirojmë të bëjmë diçka ndryshe. Vërtetë që kthimi i sportistëve në formën e duhur në këtë periudhë është një utopi, por këtu bëhet fjalë për të mbyllë kampionatin, për të sjellë një frymë optimizmi dhe për të krijuar premisat për kampionatin e ardhshëm që ai të jetë krejt ndryshe”.
© shkodrasport.com