Kjo foto qe po ilustron kete shkrim, na sjell edhe njehere ne vemendje nje nga emrat me te shquar te arbitrimit shkodran dhe atij shqiptar, ate te Tahir Kalacit.
I ndare nga jeta diçka me shume se nje vit me pare, gjithsesi ai ka lene pas nje karriere shume te suksesshme me te cilin ka shkruar nje emer shume te mire ne kete fushe.
Jo me kot, Mhill Shkembi, nje nga nxenesit e tij, e ka konsideruar nje busulle orientimi per te gjithe arbitrat ate.
“Tahir Kalaci ka qenë një nga arbitrat më të mirë të historisë së Shkodrës dhe të Shqipërisë. Një vlerë e jashtëzakonshme e abitrimit shqiptar, një kollos i tij. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, model në të gjitha drejtimet.
Nga duart e tij kanë dalë shumë arbitra me të cilët ne krenohemi. Kalaci vërtetë mund të konsiderohet i paarritshëm në arbitrim, ndonëse shpresojmë që të arrihet por deri më sot, absolutisht është arbitri më i mirë i Shkodrës, pse jo edhe i Shqipërisë.
Ai ka arbitruar mbi 200 ndeshje në kategorinë e parë të futbollit shqiptar, sot kategoria Superiore dhe po ashtu edhe mbi 20 ndeshje ndërkombëtare. Dhe në asnjërën prej tyre, nuk ka qenë asnjë problem.
Natyrisht që nuk ka arbitrim pa gabime por gabimet e Tahir Kalacit kanë qenë kaq të vogla aq sa nuk pati ndonjë ekip në Shqipëri që ta refuzonte atë, çka ndodhte rradhë me një arbitër tjetër.
Ne i jemi borxh shumë Tahir Kalacit, veprës së tij, punës së tij, pse jo edhe familjes së tij për ta respektuar. Arbitrat e Shkodrës duhet ta kenë si busull orientimi karrierën e këtij arbitri. Ai ishte një gur në themelin e kësaj kalaje që quhet Shkodra e sportit dhe Shkodra e kulturës”.
© shkodrasport.com