Ish-futbollisti i Kombëtares, Ermal Tahiri, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për shortin e kualifikueseve të Europianit, ku Shqipëria u vendos në grup me Poloninë, Çekinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
Tahiri u shpreh se Polonia dhe Çekia janë dy ekipe shumë të forta dhe duhet të shikojmë si do jetë Shqipëria, për të mposhtur këto dy kundërshtarë.
Gjithashtu ai deklaroi se kualifikimi në Europiani është i vështirë, por jo i pamundur.
Vazo e parë dhe e dytë, gjithmonë kanë ekipet më të forta të Europës. Duhet të diskutojmë për Poloninë dhe Çekinë. Janë dy ekipe shumë të forta. Kanë marrë pjesë rregullisht pjesë në Europian. Nga shorti duhet të shikojmë si duhet të jemi ne për të mposhtur këto dy ekipe. Është e vështirë, por jo e pamundur për të shkuar më tej.
Të fillojmë njëherë me këmbën e mbarë me Poloninë dhe pastaj të shikojmë. Mos flasim për ndeshjet e tjera. Dëmtime mos kenë lojtarë dhe kaq, të tjerat janë në rregull.