Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, deklaroi se nuk duhet ulur puna e trajnerit Silvinjo, pasi ai solli rezultatet te Shqipëria.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri tha se do ketë kohë edhe për Marvin Çunin, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ka pasur kurrë kaq sulmues të mirë.

“Rezultatet i solli Silvinjo dhe nuk kemi çfarë të themi për zgjedhjet. Ai na solli deri këtu. Lista përbëhet për 27 lojtarë dhe shkurtohet në 23 lojtarë. Këta lojtarë e kanë sjellë kombëtaren deri këtu.

Do ketë kohë edhe për Çunin. Nuk kemi pasur kurrë kaq sulmues të mirë. Nuk duhet ulur puna e trajnerit Silvinjo. Ishte ai që e mblodhi grupin. Lojtarët këtu ishin, pse nuk i nxori ai tjetri?!”