Ish-futbollisti Ermal Tahiri, deklaroi se Shqipëria nuk e ka garën me Moldavinë apo Ishujt Faroe, në kualifikueset e Europianit. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri u shpreh se 6 pikët në dy ndeshjet e radhës nuk duhen diskutuar fare.

“Ne duhet të marrim parasysh diçka. Kemi një ekip Kombëtar, ku ka thërritur më të mirët e ekipit. Bënë një ndeshje të mirë me Poloninë. Kemi objektiv të shkojmë në Europian. Me këtë objektiv, këto 6 pikë duhen me patjetër.

Ne nuk e kemi garën me Moldavinë apo Ishujt Faroe, por e kemi me Poloninë dhe Çekinë. Këto 6 pikë nuk duhen diskutuar fare. Nuk ka pse të jetë në presion ekipi jonë, kur niveli i Shqipërisë është më i lartë.

Nëse humbim pikë në këto dy ndeshje, problematika do të thellohej për kualifikimin. Nuk duhet të hysh në presion më tepër sesa duhet.”, tha Tahiri