Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Kastriotit, duke triumfuar falë një goli të shënuar nga Dijar Nikqi në minutën e 100-të.
Në lidhje me këtë, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli ish-futbollisti Ermal Tahiri, i cili e quajti si një fitore të merituar atë të bardhebluve. Sipas Tahirit, problemi te bardheblutë është stoli, diçka që e ka konfirmuar edhe trajneri Shehi.
“Fitorja e Tiranës ishte e merituar. Pjesa e parë ishte e barabartë nga të dyja ekipet. Pjesa e dytë foli për Tiranën. Krijuan më shumë volum loje dhe kishin raste për shënim. Kjo ndeshje për Tiranën ishte fitore luksi. Nëse bëjmë disa llogari, që tani do i bëjnë të gjithë.
Tirana, kaloi Erzenin, Kastriotin dhe Egnatian, që në ndeshjet e radhës do i ketë brenda. Është e avantazhuar në vijim. Kur luan me 3 skuadra të tilla brenda, është një favor. Më bëri përshtypje se Tirana nuk ka stol.
Kanë probleme me sulmin. Me daljen e Patrick në krahun e majtë, sikur nuk është ai lojtari që kemi parë në qendër. Nikqi është ende i ri dhe do pak kohë. Ra forca e sulmit që kemi parë te Tirana. Mesfusha është shumë mirë, por jo sulmi. Për të dalë kampion, duhen edhe ndërrimet”- deklaroi Tahiri.