Kur u mendua se Tirana po ecte e sigurte drejt titullit kampion, ne fakt gara eshte kompromentuar pas humbjes se saj te fundit me Kastriotin dhe tashme diferenca me skuadren e vendit te dyte- Laçin eshte vetem tre pike.

Specialisti i futbollit Ermal Tahiri duke folur ne emisionin “Skaner” ne MCN TV u shpreh se Tiranes po i ndodh e njejta situate si me Vllaznine qe nuk arriti ta ruante diferencen qe kishte me ekipet e tjera dhe kjo ndodh per shkak te gares se ngjeshur si per kreun ashtu edhe per pjesen e poshtme te tabeles se renditjes.

“Ne nje kampionat ku skuadra e vendit te fundit fiton me ate te paren, do te thote se gara eshte e shendoshe dhe kampionati eshte ne rruge te mbare. Laçi eshte i vetmi ekip qe po ecen ne ate rrugen e tij me shume fitore dhe kjo per merite edhe te trajnerit, stafit e te gjitheve.

Nderkohe, Kukesi, Vllaznia, Partizani apo dhe Teuta do jene ne gare per vendet e Kupave te Europes, nderkohe qe ne fund jane kater skuadra te nje niveli qe do te luftojne per te mos rene nga kategoria.

Ketu fus Dinamon qe humbi serish dhe duket se lojtaret e saj kane probleme psikologjike, Egnatian qe fitoi kete jave, Kastriotin qe tregoi se mund te fitoje me kedo, por edhe Skenderbeun qe zbriti ne vendin e fundit.

Kjo do te thote se gara per ne Europe u ngjesh, edhe kjo per te mos rene nga kategoria po ashtu, prandaj mendoj se kampionati do te jete shume i bukur. Vjet ishte Vllaznia 9 pike e shkeputur dhe gaboi nderkohe qe te gjithe ne thoshim se po te ishte nje skuader tjeter nuk do t’i bente ato gabime per te leshuar kreun.

Por ja qe po i ndodh edhe Tiranes e cila tashme diferencen me skuadren e vendit te dyte e ka vetem tre pike dhe eshte e rriskuar per te dale kampion”- eshte shprehur Tahiri./SHKODRA-SPORT.COM/