Humbja 0-2 ndaj Kukesit ka sjelle nje zhgenjim te madh tek tifozet e Vllaznise te cilet me shume sesa per humbjen jane te merzitur per lojen e dobet qe ka zhvilluar ekipi i Vllaznise ne kete ndeshje.
Te njejtin mendim ka edhe ish-futbollisti Ermal Tahiri. Në emisionin “Skaner” në MCN TY, po ashtu Tahiri tha se në rast se verilindorët vazhdojnë me këtë formë, do të jenë mes ekipeve të para për titullin kampion.
“Vllaznia u mposht nga Kukësi, për shkak të euforisë që kishte nga fitorja me Dinamon, pa i hequr meritat këtu skuadrës së Longo. E kemi parë në ndeshje të tjera, që Kukësi bën lojë shumë të mirë. Padyshim që kjo është punë e trajnerit, pasi ka krijuar një ekip që meriton vlerësime.
Nëse vazhdojnë me këtë formë, do të jenë mes ekipeve të para për titullin. Vllaznia në ndeshjen me Kukësin, nuk mundi të kthente dot rezultatin dhe kjo për meritë të verilindorëve.
Ky është një kampionat shumë i fortë. Nuk ka diferenca të mëdha mes ekipeve. Kemi para skuadrat e Skënderbeut, Egnatias dhe Kastriotit që bëjnë lojë të bukur.”, u shpreh Tahiri.