Klubi i Futbollit Shkodran pas 27 vitesh ekzistence, ka vendosur t’i drejtohet disa ndryshimeve. Qofte keto ne drejtim, por mbase edhe ne formen ligjore te funksionimit te tij.
Keshtu, Taip Piraniqi behet e ditur se ka dhene doreheqjen nga pozicioni i drejtuesit te klubit dhe do te vazhdoje te beje ate qe din te beje me mire, punen e trajnerit. Nga ana tjeter, KF Shkodra qe funksionon aktualisht si shoqate, mund te shnderrohet ne nje tjeter sipermarrje, kjo bazuar ne rregulloret e FIFA-s dhe UEFA-s. Te gjitha keto jane bere me dije permes nje njoftimi te shperndare diten e sotme nga vete klubi ku shkruhet:
NJOFTIM
Ne kuader te nje ristrukturimi te plote te KF.Shkodra dhe ndryshimit te formes ligjore te funksionimit te klubit, drejtuesi dhe themeluesi i ketij klubi Taip Piraniqi ka dhene doreheqjen nga drejtimi i klubit per t’i hapur rruge ketyre ndryshimeve.
Prof.Taipi eshte shprehur si cdo gje ka nje fillim dhe nje fund, por nuk do largohem nga fusha e gjelbër aty ku e fillova pasionin per futbollin. Prof.Taipi do vazhdoj te jap kontributin e tij prane akademise duke u perqendruar kryesisht te futbollistet e rinj qe premtojne per te ardhmen. Grupi i punes i caktuar per keto ndryshime ne KF.Shkodra po shqyrton cdo afrim apo propozim i ardhur prane klubit.
KF.Shkodra eshte e hapur dhe mirepret cdo person qe ka deshir te behet pjese e ketij klubi. KF.Shkodra deri ne keto momente ka funksionuar si shoqate por klubi eshte i hapur per ta kthyer edhe ne shoqeri anonime/ aksionere , forma ligjore te pranueshme nga ligjet e vendit, FIFA dhe UEFA.