Ndeshja Teuta – Kukësi qe do të zhvillohet neser në orën 17:45 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, do te hape javen e katert te Superiores. Nje sfide interesante dhe njekohesisht edhe delikate per dy ekipet qe nuk e kane filluar mire kampionatin.

Ne prag te ketij takimi ka dhene nje prononcim per mediat futbollisti i ekipit te Kukesit Shqiprim Taipi i cili eshte shprehur optimist se seria negative e rezultateve ndaj durrsakeve do te marre fund diten e neserme.

“Kemi 3 ndeshje ku nuk kemi qenë ku duhet dhe pa rezultat por kanë ardhur shumë futbollistë e kanë ikur shumë por nesër duhet të tregojmë qe jemi Kukësi dhe të kthehemi te fitoret.

Atmosfera normalisht kur humb nuk është shumë e mirë por ne mundohemi ta mbajmë sepse kemi shumë ndeshje dhe është vetëm fillimi e nesër shpresojmë në fitore.

Normal që çdo herë kur bën ndeshje, rritemi një nga një dhe duhet që të vazhdojmë përpara. Kur humbet nuk je i qetë por të gjithë e dimë që jemi futbollistë profesionstë dhe duhet të perballomë çdo situatë.Nuk kemi fituar 10 ndeshje me Teutën por mendoj se nesër është momenti për të fituar për moralin tonë por edhe për tifozët tonë”- eshte shprehur ai.