Gjelbrim Taipi ishte autori i një goli në takimin mes ekipit të tij, Kukësit dhe Vllaznisë, e mbyllur 3-1. Pas takimit, lojtari i verilindorëve ka komunikuar për mediet. Ai nuk foli vetëm për 90 minutëshin e sotëm, por edhe për të ardhmen.

“Sot kishte një problematikë të madhe, duke marrë parasysh që Vllaznia na mori mesfushën që në fillim. Ndonjëherë ndeshjet fitohen dhe kështu, duke u mbrojtur dhe me fat.

Kemi patur një ecuri negativ gjatë rrugës. Kemi bërë ndeshje të mira. Arritëm të fitonim ndaj një rivali që ka qënë në krye gjatë gjithë kohës, kështu që jemi të qetë.

Unë kam kontratë edhe vitin tjetër. Shpresoj që edhe sezonin tjetër, të qëndroj. Dua ta falenderoj Ibraimin, pasi ishte ai iniciatori që më la të godas penalltinë” – tha ai.