Partizani po tenton të mbyllë sa më parë çështjen e trajnerit pasi edhe koha nuk premton shumë. Nisja e kampionatit është pak ditë larg dhe trajneri i ri duhet të njihet mirë me organikën që do të ketë në dispozicion.

Pas shumë shqyrtimeve dhe mosarritjes tek Ivan Gvozdenovic, klubi i kuq ka zgjedhur trajnerin e ri. Jerko Leko është emri i preferuar nga drejtuesit të cilët ja kanë bërë të ditur dëshirën e tyre për të nisur një bashkëpunim.

44-vjeçari kroat ka një karrierë të shquar si futbollist ku ka luajtur për ekipe si Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb, Monako apo Dinamo Kiev, ndërsa punën e trajnerit e ushtron prej 7 vitesh.

E nisi me moshat e Lokomitvës, më pas tek ekipi i parë si trajner i përkohshëm dhe prej 3 vitesh është në krye të NK Jarun në divizionin e dytë për nga rëndësia në futbollin kroat.