Presidenti i Skënderbeu, Ardjan Takaj, ka deklaruar dje se nuk po e mendon largimin nga korçarët sido që të shkojë gjyqi në Gjykatën Federale. Në “Zona Gol” ai i shpalli besnikëri këtij klubi.
“I dinë të gjithë problemet që ka Skënderbeu, e kemi deklaruar që do të jemi dinjitozë në kampionat. Jemi në pritje të një gjyqi, rezultatet i kemi.
Ka luhatje se ka lojtarë që nuk janë mësuar me presione, këto zhurma mediatike ndikojnë te Skënderbeu. Është shumë mirë që Flamurtari e Luftëtari të respektojnë kampionatin, ashtu jemi edhe ne se përfaqësojmë Korçën e do të jemi dinjitoz deri në fund.
Që të mbash klub në nivele të larta duhen shpenzime të mëdha. Ishim pjesë e një projekti, të ardhurat ishin nga pjesëmarrja në grupet në Europë, të gjitha ndeshjet e fituara shpërblehen, plus shitja e lojtarëve. Kjo ishte pjesa e projektit.
Një ekip që duhet të marrë pjesë në kampionat, nuk ka pse bën shpenzime të mëdha, shpenzimet duhet të jenë minimale. Ky kampionat këtë vit është i dobët, është bukur për shkak të rivalitetit se ekipet janë aty-aty se nuk kanë ndryshime të mëdha.
Por ky nuk është që gjeneron të ardhura, se vendet e para duhet të shkojnë e pretendojnë grupet e Europës duhet të kenë shpenzime të mëdha e kenë lojtarë cilësorë. Atë që bënte Skënderbeu para 2-3 vitesh se siguronte të ardhura të mëdha e blinte lojtarë nga ekipe të mesit, ne kemi marrë lojtarë nga Lacci, Bylis, Kukësi, Besa, ka shpërndarje të ardhurash.
Këto që pretendojnë për kampion tregon që futbolli te ne është i varfër dhe pa rregulla, 8 ekipe nuk konkurrojnë në Premier që është më i pasuri në botë, ka të ardhurat më të mëdha, të mos flasim për Gjermaninë që ka Bajernin që dominon.
Ka rregulla futbolli dhe po të shohësh vendet e tjera si Turqia, Kroacia, Greqia a Italia, janë të përcaktuar ekipet që synojnë titullin e janë me shpenzime 3,4 apo 10 herë më të madhe se ekipet e tjera se duan të marrin pjesë në Europë.
Janë pastaj ekipet e ulëta për prodhim lojtarësh e ata që duan të sigurojnë,mbijetesën. Pa shkallëzim nuk mund të prodhojë të ardhura një kampionat.
Po të shihni Skënderbeun, i gjithë reparti i mbrojtjes është i bërë nga fillimi. Presim kthimin e Jashanicës, nuk është e lehtë të mbash dy vite e të shohësh vetëm të stërvitet mbrojtësin më të mirë të Superiores e jo në fushë. Lojtarët e rinj që ka Skënderbeu, që janë në promovim e sipër për e janë edhe për shitje për tregun jashtë, këto e bëjnë pak të brishtë.
Dënimi ka dëmtuar shumë jo vetëm Skënderbeun por e të gjithë futbollistëve shqiptarë. Atëherë ka shkuar vlera deri në 1 milion e 1 milion e ca për lojtarë të kampionatit që nuk janë parë deri tani.
Tani janë shumë më të ulëta që nuk janë dinjitoze si për investimet, ashtu edhe për lojtarë që ka arritje prej 10 vitesh duke kaluar moshat. Të arrish tani të shesësh lojtarë për 100 mijë euro, 150 mijë euro është një shumë e vogël që nuk është buxhet i mirë për klubin.
Ne nuk jemi askush aktualisht, jemi në nivelin e Ishujve Faroe. Këtë vit nuk kaluam asnjë tur, me këtë nivel që po shoh nuk kemi shpresa që të prodhojmë të ardhura. Investohet për të marrë pjesë në Europë, po si do shkosh në Europë?
Atje shkohet me cilësi dhe kualitete për të marrë pjesë e siguruar të ardhura e kaluar ture, grupet e Champions janë shumë të mëdha për ne. Kjo të siguron disa financa ku sigurohet cilësia e atyre që investojnë për sportin.
Nëse ulim pagesat, çfarë lojtarësh cilësorë do të marrim nga tregu europian. Nëse mendojmë se me 1500 euro e 2000 euro marrim cilësi, ky është gabim”, tha Takaj. /vipsport/