Ecuria e shkëlqyer e Skënderbeut në këto vitet e fundit ka bërë që meritat kryesore të këtij suksesi t’i shkojnë presidentit të këtij ekipi Ardian Takaj. Gjashtë titujt kampion të fituar në njëffarë mënyre e kanë bërë atë të konsiderohet presidenti me më shumë trofe të fituar në futbollin shqiptar por në fakt nuk është ai. Presidenti më i suksesshëm është një shkodran. Ai është Lazer Matija, presidenti i ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë.
Deri më tani ka fituar plot 12 trofe dhe është në prag të fitimit të dy të tjerëve këtë sezon. Më konkretisht, Matija ka fituar katër trofe kur drejtonte ekipin e femrave të Adës. Ka fituar titujt kampionë në sezonet 2010-11, 2011-12 dhe 2012-13 si dhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 2010-11. Në vitin 2013 ndryshoi emrin e skuadrës duke e kaluar nga Ada tek Vllaznia me të cilën prej 4 vitesh nuk njeh humbje. Ka fituar 4 tituj të tjerë kampionë pikërisht në sezonet 2013-14, 2014-15, 2015-16 dhe 2016-17 si dhe po kaq Kupa të Shqipërisë në po këto sezone. Gjithsej në total 7 tituj kampionë dhe 5 Kupa të Shqipërisë. Më shumë se kushdo tjetër. Vërtetë është futboll femrash por për të fituar një trofe, duhet shumë investim, duhet shumë mund e djersë. Dhe Matija duhet vlerësuar për këtë gjë padyshim. Sot për sot është presidenti më me shumë trofe në futbollin shqiptar.
© shkodrasport.com