Pëlqehet nga Ibra, ngacmon fantazinë e trajner it të ri Fonseka me aftësinë e tij për të lidhur lojën dhe di të jetë vendimtar në zonën e portës. Për më tepër, është ngjitur në majën e listës për sulmuesit të monitoruar për të zëvendësuar “amerikanin” Zhiru.
Joshua Zirkzee është emri i nxehtë në tregun e transferimeve të “Djalli” dhe bisedimet në Londër me menaxherin e tij, i cili jeton në Angli, zbulojnë interesimin e lojtarit të Bolonjës për zgjidhjen e kuqezinjve, edhe sepse dëshira e tij është të qëndrojë në Itali. Për më tepër, ndër skuadrat (Juve e Inter) që kanë kryer sondazhe për shërbimet e tij, kuqezinjtë janë e vetmja që do t’i garantonin një rol protagonist, pasi nëse në Torinos do të konkurronte me Vlahoviçin, te kampionët e Italisë do të kishte përpara Lautaron dhe Turamin.
Nuk ka asnjë mister që holandezi prej disa kohësh ka qenë në fokusin e Juventusit, i cili do të ketë në pankinë një trajner si Tiago Mota që e njeh mirë dhe që ka kontribuar në rritjen e tij aq shumë, veçanërisht në sezonin e sapo përfunduar. Bardhezinjtë , megjithatë, për arsye buxhetore, synojnë të punojnë vetëm për një blerje të kushtueshme, e cila tashmë është identifikuar në bashkatdhetarin e Zirkzes, Kopmeiners.
SHIFRAT – I lindur në vitin 2001, Zirkzee po shijon pushimet e tij pasi kombëtarja e tij, Holanda e Ronald Koeman, ka vendosur të mos e marrë në Euro 2024 mes dyshimeve të tifozëve dhe profesionistëve. Zgjedhja duket e motivuar me shkaqe teknike, por s’duhet harruar që sulmuesi ishte i dëmtuar deri pak javë më parë.
Hipoteza në lidhje me tashmë ish-lojtarin e Bolonjës lindi edhe nga dyshimet e lidhura me huazimin e Lukakut. Belgu, në fakt, ka një pagë vjetore të konsideruar shumë të lartë për ta shtyrë atë të përshpejtojë ardhjen e tij në Milanon kuqezi. Pra, Zirkze është objektivi dhe bisedimet po avancojnë. Bolonjës do t’i paguhet klauzola prej 40 milionë eurosh (gjysmën e shumës e merr Bajerni i Mynihut), teksa drejtuesit kuqezi po punojnë për të vendosur në nëj shifër të pranueshme komisionet për menaxherët të cilët në momentin fillestar të bisedës kërkuan mes 10 dhe 15 milionë eurove.