Ndeshja miqësore mes Lacios dhe Vijarealit ka shërbyer edhe për një takim mes dy miqsh, Igli Tares dhe Ronaldo “Fenomenit”. Në fillimin e këtij mijëvjeçari ishin shpesh kundërshtarë në fushën e lojës në Serinë A, por kanë ruajtur respektin e miqësinë me njëri-tjetrin.
Këtë e tregon më së miri edhe postimi i Tares, tashmë drejtor sportiv i Lacios, përkrah brazilianit i cili është presidenti i klubit të Vijarealit dhe po kërkon që të tregojë talent edhe në këtë sipërmarrje të re.
“Koha zbeh kampionët. Por kjo nuk ka ndodhur për ty. Një kënaqësi që të takova përsëri Ronaldo”, shkruante Tare në foton që postoi në rrjetet sociale përkrah “Fenomenit”, kujtim i një miqësie të veçantë.
E rendesishme ne futboll padyshim qe eshte edhe ruajtja e miqesise edhe pas perfundimit te karrieres sportive dhe keshtu duket se ka ndodhur edhe ne mes Ronaldos dhe shqiptarit Igli Tare.