Duhej të ishte bërë dje takimi në mes kryebashkiakut Lorenc Luka dhe presidentit të Vllaznisë Agron Çela megjithatë kjo nuk ka ndodhur. Kthimi I këtij të fundit nga pushimet po dje dhe disa angazhime të tjera të palëve, kanë bërë që gjithçka të spostohet për sot. Vetë presidenti e ka pranuar se do ketë një takim me drejtuesit e Bashkisë por edhe me ata të stafit të tij, pas të cilave do mësohen shumë gjëra për të ardhmen. Me shumë të ngjarë, opsioni që qarkullon është ai I tërheqjes së presidentit Çela nga ky post. Arsyeja ka të bëjë me zgjedhjen e tij në postin e presidentit dhe po ashtu, një tjetër arsye është edhe pamundësia e trajnerit Bushati për të qenë në krye të skuadrës për arsye shëndetësore.
Përderisa puna e kësaj dyshe është nisur bashkë dhe të gjitha planet edhe për sezonin e ri janë bërë bashkë, tashmë gjërat janë më ndryshe. Në kushte të tilla, opsioni I tërheqjes është më I mundshmi. Por ekziston edhe një variant tjetër. Ai I kalimit të postit të presidentit tek I vëllai I presidentit aktual. Ky opsion do të diskutohet sot në takimin me kryebashkiakun dhe nëse është I mundshëm, mund të realizohet. Ajo që mund të thuhet me saktësi është se nga dita e sotme, Vllaznia mund të ketë një president të ri në krye të saj. Pa lënë kurrsesi mënjanë edhe ndonjë vazhdim të mundshëm të punës së presidentit aktual, që ka patur shumë ambicje për të ndërtuar një skuadër kampione në sezonin e ri por…