Opinion nga Roland Çomo
Kam lexuar disa opinione se gjoja Vajushi është larguar nga Vllaznia ngaqë drejtuesit e saj nuk kishin gjë në terezi me blerjet e gjëra të ngjashme me to. Unë mendoj se pak rëndësi ka kjo. Lajmi është i mirë për të dhe familjen e tij dhe është mëse normale që sportistët do të largohen kur e shohin se mundi dhe djersa e tyre nuk vlerësohet këtu.
Jo vetëm kaq, por çmenduria e futbollit në Shqipëri vazhdon në trendin e kalimit të futbollit pronë e institucioneve shtetërore në një kohe kur FiFA dhe UEFA apo dhe i gjithë opinioni sportiv ndërkombëtar, deklarojnq me të madhe që klubet duhet të shkojnë drejt privatizimit të plotë. Tek ne ndodh e kundërta dhe klubet shqiptare po “privatizohen” nga Shteti me pretekstin e famshëm, gjoja kthimin në sh.a. Derisa ligji për sportin të ndryshojë, talentet si Vajushi e të tjerë, gjithmonë do të vazhdojnë të largohen dhe stadiumet Shqiptare do të kenë tifozë vetëm punonjës policie.