Talenti brazilian, Vinicius Junior, tashmë ka shkelur në stadiumin “Santiago Bernabeu”, aty ku premton të dhurojë spektakël në të ardhmen. Talenti 17-vjeçar, që u transferua gjatë verës për 45 milionë euro nga Flamengo, udhëtoi në Madrid për t’u njohur më shumë me klubin e ri, fanellën e të cilit do ta veshë në fund të vitit 2018. Ky është udhëtim special për brazilianin, pasi përveçse u njoft më shumë me klubin, do të shohë nga afër edhe ndeshjen që ëndërrojnë shumë persona ta kenë atë mundësi, “El Clasicon”.

Ai do të jetë në “Bernabeu” nesër për sfidën Real Madrid-Barcelona