Një hap i madh në karrierë për talentin e Kombëtares Shpresa, Adrion Pajaziti, i cili është bërë pjesë e ekipit të parë të Fulhemit.

Mesfushori 21-vjeçar, u aktivizua fillimisht 11 minuta në testin miqësor ndaj Benfikës në datën 2 gusht, ku Fulhemi triumfoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, në miqësoren ndaj Sevijas, luajti plot 45 minuta.

Pajaziti u aktivizua si titullar, ndërkohë që në startin e pjesës së dytë, i la vendin blerjes së bujshme të Fulhemit, Smith Rou.

Me shumë gjasa talenti kuqezi do të jetë pjesë e skuadrës së parë angleze, këtë sezon dhe do të provojë të fitojë besimin e trajnerit Marco Silva.

Pajaziti ka udhëtuar me londinezët në Portugali ku po zhvillon fazën përgatitore.