“E ardhmja” është një nga fjalët kyç të këtij Juventusi të ri. Sytë nuk janë vetëm te talentet që vijnë nga Primavera dhe “Next Gen”, por shkojnë edhe më poshtë, te skuadra U17, aty ku Mateo Çofi po stërvit xhevahirët e rinj bardhezi.
Një prej tyre është edhe Arman Durmishi, talenti shqiptar i cili po “çmend” drejtuesit e Juventusit me aftësitë që ka. Durmishi është një sulmues i cili po bën mirë te 17-vjeçarët e Juventusit dhe Tuttosport i ka kushtuar një artikull të veçantë sulmuesit shqiptar.
Atë e krahasojnë me Jildiz për nga pritshmëritë që kanë. Te Juventusi presin që Durimishi të kalojë shumë shpejtë hierarkitë dhe të futet në skuadrën e parë. Edhe pse renditja nuk është në fokusin parësor, duke parë se si qëllim është rritja e talenteve, Durmishi, bashkë me shokët e skuadrës janë duke dominuar bashkëmoshatarët e tjerë.
Në shkrimin që i është dedikuar talentit shqiptar thuhet gjithashtu se kur shikon Durmishin që luan, ndjen një kënaqësi të madhe. Ai të kujton emra që kanë bërë vetëm mirë në fushë. 3 gola në 7 ndeshje në kampionat. Ai sillet si një lojtar i rritur edhe pse është ende shumë i ri, thuhet në shkrimin e Tuttosport.