Bastien Toma quhet talenti shqiptar më në formë i momentit dhe më i kërkuari në Zvicër. Një sezon më shumë se fantastik për të, teksa ky lojtar ka lënë mbresa me paraqitjet e kryera derimë tani te Sioni.

Pasime ëndërrash që të kujtojnë shumë legjenda futbolli, por së fundmi edhe një realizim nga distanca, që tejkalon çdo imagjinatë. Mesfushori shqiptar është një fat për atë ekip që e ka pjesë të tijin.

Për momentin te Sioni, por jo për shumë gjatë. Vetë menaxheri i tij, Michel Urscheler në një intervistë dhënë së fundmi, është shprehur se ka pasur kërkesa nga gjigantët gjermanë për të.

“Më kanë kontaktuar nga Bajerni, Dortmundi dhe Wolfsburgu. Megjithatë më duhet të flasë me vetë lojtarin dhe klubin, për të parë sesi do të procedohet”, u shpreh menaxheri i lojtarit, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e një largimi të mundshëm në merkaton dimërore.

Ajo që duhet të theksohet është fakti ”Shqiperia.ch” ka sjellë në mënyrë ekskluzive që Alban Bushi e ka takuar më nga afër këtë lojtar dhe babin e tij, duke i ofruar mundësinë që t’i bashkohen Shqipërisë. /Shqiperia.ch/