Një nga “yjet” e Ligue 1, Malcom, ka zbuluar se ka arritur një marrëveshje me klubin e Bordeaux në lidhje me transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.
Sulmuesi është i kërkuar nga disa prej klubeve kryesore në Premier League si Manchester United, Arsenal dhe Tottenham.
20-vjeçari duket se do të shkojë në një skuadër të re kur të hapet merkato e verës dhe braziliani ka konfirmuar se ka marrë lejen nga klubi francez të vendosë për të ardhmen e tij larg kampionatit francez.
Malcom, i cili ka shënuar 8 gola në 27 ndeshje zyrtare të luajtura në këtë sezon, kushton rreth 50 milionë euro.
Malcom tha: “Klubi i Bordeaux më ka premtuar se mund të largohem në qershor dhe unë mund të vendosë destinacionin e ardhshëm të karrierës time.”
Padyshim që Arsenal dhe Tottenham lumturohen nga ky lajm, por duhet të kenë kujdes edhe nga fuqia financiare e Manchester United, një tjetër ekip që ka ndjekur brazilianin.
Arsenal ishte klubi më pranë brazilianit gjatë merkatos së janarit, por Bordeaux nuk i nisi bisedimet duke shtyrë gjithçka për në verë./telesport/