Nga Endri ÇINARI
Kolindo Kiri, një prej atletëve të Vllaznisë fitoi çmimin si talenti i vitit, akorduar nga “Shkodra Sport”. Për gazetën ai ka folur në një intervistë ku shprehet i emocionuar për këtë vlerësim. Ai gjithashtu tregon edhe vështirësitë e një sporti si atletika, por edhe objektivat që ka për vitin 2024.
-Si u ndjeve pas këtij vlerësimi që more?
Jam shumë i lumtur dhe ndihem shumë i nderuar që mora këtë çmim nga gazeta “Shkodra Sport”. Do thotë shumë për mua të jem mes talenteve të vitit.
-Ke ndonjë falenderim për vitin që mbylle plot suksese?
Falenderoj së pari trajnerin tim, Bruno Rrotani. Për përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për mua. Por edhe familjen time për besimin dhe mbështetjen e tyre ndaj meje.
-Çfarë mund të presim në vitin 2024 nga Kiri?
Viti 2024 shpresoj të jetë akoma edhe më i suksesshëm. Pasi dua të përmirësohem çdo herë e të arrij sa më lart.
-Sa e vështirë është të arrish këto suksese duke pasur parasysh mbështetjen jo edhe aq të madhe që ka ky sport?
Mungesa e mbështetjes ndaj atletikë patjetër që ndihet. Pasi ka mungesë kushtesh dhe fondesh. Por egoja personale për të qenë i pari në këto disiplina ku unë garoj, më bën të vazhdoj dhe të punoj shumë nga dita në ditë.
-Ndonjë rekord apo objektiv që synon të kapësh në sezonin e ardhshëm?
Një nga synimet personale është të arrij të thyej rekordin në sallat e mbyllura për të rritur. Dhe ti dhuroj Vllaznisë sa më shumë tituj kampion.