Konsiderohet e ardhmja e notit shkodran dhe shqiptar. Viki Tafrruku ka mbyllur nje vit shume te suksesshem teksa ka fituar disa gara duke u shpallur njekohesisht edhe si “Talenti i vitit” nga gazeta “Shkodra Sport” ne ceremonine permbyllese te ketij viti.
Por kuptohet qe Viki nuk eshte vetem. Te Vllaznia jane disa notare te talentuara te cilat sterviten me plot pasion nga trajneri Kol Shiroka dhe kuptohet qe premtojne shume per te ardhmen. Ajo ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” teksa ka folur per kete vleresim, por edhe per synimet e saj per te ardhmen.
– Jeni vlerësuar nga “Shkodra Sport” si “Talenti i vitit 2022”. Çfarë ndjesie përjetuat në atë ceremoni?
Per mua ishte nje emocion i madh te renditesha krahas emrave te shquar te sportit dhe pse e vogel ne moshe prandaj dhe ju falenderoj shume ju si gazete per çmimin e akorduar si “Talenti i Vitit”.
– Meqenëse jemi në periudhë fundviti, a keni bërë një bilanc të arritjeve tuaja gjatë këtyre 365 ditëve?
Ky vit per mua ishte vit me shume aktivitete si brenda Shqiperise dhe jashte saj. Une kete vit kam punuar shume dhe kam permiresuar kohet e mia dhe kam marre shume çmime neper kampionate te ndryshme. Ajo qe spikat kete vit eshte çmimi i pare per moshat deri 12 vjeç ne maratonen e Sarandes. Une falenderoj shume trajnerin tone, profesor Kol Shiroka per mesimet, punen, durimin qe ka me ne dhe na shtyn per te bere me te miren.
– Cili është urimi juaj për këto festa të fundvitit?
Urimi im per keto festa eshte per te gjithe ekipin tim, qe te na ndjek suksesi edhe me shume per vitin 2023 dhe ta çojme sa me lart emrin e Vllaznise ne not.
– Cilat janë objektivat dhe synimet tuaja për vitin 2023?
Kete vit dua te permiresoj sa me shume rezultatet e mia dhe te kem nje perfaqesim sa me te mire ne te gjitha aktivitet e vitit 2023.
Intervistoi: Gjergj KOLA