Pas Geralb Smajlit dhe Rejan Alivodes, Vllaznia mund te shese edhe nje tjeter produkt te Akademise se saj. Behet fjale per sulmuesin 19 vjeçar Kevin Dodaj, i cili mund të shitet në kampionatin ukrainas.

Sipas “Panorama Sport”, klubi shkodran është në bisedime të avancuara me Kolos Kovalivka, aty ku së fundmi u transferua nga Partizani edhe mesfushori Arinaldo Rrapaj.

Vllaznia pret ofertën zyrtare tashmë nga ukrainasit për 19-vjeçarin që po shkëlqen këtë sezon. Megjithate duhet thene se ende nuk eshte e qarte nese vertete klubi shkodran deshiron vertete ta çoje talentin e tij ne Ukraine apo jo, por çdo gje varet nga oferta financiare.

Gazeta “Shkodra Sport” nga ana tjeter meson se edhe klube te tjera europiane kane shfaqur interes per Dodajn. Behet fjale per nje klub kroat dhe nje tjeter ne Hollande, por gjithsesi ende nuk ka asgje konkrete ne kete drejtim.