Armando Broja është duke jetuar një ëndërr! Sulmuesi ishte sërish protagonist me fanellën e Kombëtares shqiptare, teksa gjeti rrugën e rrjetës dhe dhuroi 2 asiste në triumfin 5-0 ndaj San Marinos.
19-vjeçari u vlerësua me notën 9.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ndërkohë që ditën e sotme, është përfshirë në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit, për ndeshjet e raundit të gjashtë.
Broja rreshtohet përkrah emrave të mëdhenj si Depaj, Haland, Grizman, apo dhe Pjaniç. Kuptohet qe rruga e tij ne futboll sapo ka nisur dhe ai nuk duhet te kenaqet me kaq.
Me paraqitjet e fundit dhe dy golat e shenuar, sigurisht qe Broja nuk duhet te kenaqet. Ai duhet te vazhdoje te punoje fort sepse vetem ne kete menyre mund te qendroje pergjithmone ne krah te yjeve sic ka qene edhe kete jave me emrat e meposhtem: