alenti me origjinë shqiptare i Milanit, Ismet Sinani, këtë sezon të ri, nuk do të jetë më pjesë e të rinjve të Milanit, dhe ka vendosur të ndryshojë ambient.
Bëhet fjalë për një huazim tek ekipi që militon në Serinë C, Juve Stabia.
Sinani, i datëlindjes 1999, është i pajisur me pasaportë shqiptare, kosovare dhe italiane, por ka vendosur që të përfaqësojë kombëtaren e Kosovës.
Sulmuesi ka bërë mjaft mirë tek të rinjtë e Milanit, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave italiane, por në fund nuk mori një ftesë nga Kombëtarja e të rinjve e Erion Bogdanit, dhe tashmë ka zgjedhur Kosovën.